Pak minuta me pare eshte ndare nga jeta ne moshen 91 vjeçare nje nga emrat e shquar te historise se volejbollit shkodran dhe atij shqiptar- Vehbi Sulejmani. Ai kishte disa kohe qe po kalonte momente te veshtira dhe gjendja e tij shendetesore erdhi duke u perkeqesuar, aq sa ai e humbi “ndeshjen” e tij te jetes duke i dhene lamtumiren e fundit te gjithe njerezve te tij te afert, por edhe komunitetit te sportit.
Pjestare te familjes se tij bejne te ditur se ne bashkepunim edhe me Bashkine Shkoder, do te zhvillojne diten e neserme (e marte) paradreke homazhe ne nderim te tij, homazhe qe do te mbahen nga ora 09.00- 11.00 ne ambjentet prane Prefektures se Qarkut Shkoder.
Ai ka lindur ne Shkoder me 21 maj 1933 dhe ne rinine e tij zgjedh te merret me volejboll dhe do te behej shpejt pjese e ekipit te te rriturve te Vllaznise me te cilin do te luante deri ne vitin 1965 duke bere rolin e pasuesit por edhe te organizatorit.
Pas perfundimit te karrieres si sportist, do te niste ate si trajner duke marre drejtimin e ekipit te te rejave te Vllaznise, pune qe do ta bente per mbi dy dekada me shume deshire e pasion dhe duke nxjerre nga duart e tij elementet me cilesore te volejbollit shkodran, disa prej te cilave me pas do te ishin edhe pjese e ekipeve kombetare, raporton shkodrasport.com
Mjafton te intervistosh volejbollistet e atyre viteve dhe padyshim qe emra i pare te cilin ata permendin, eshte ai i trajnerit te tyre Vehbi Sulejmani. Nje njeri shume i mire, edukator e prind per te gjithe sportistet. Profesor Vehbija shquhej per qetesine e tij, per menyren e komunikimit dhe shume gjera te tjera te cilat e benin ate te veçante dhe qe fitonte respektin e te gjitheve.
Per gjithe kontributin ne vite prane volejbollit shkodran, perveç vleresimit si “trajner i shekullit” me rastin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia, profesor Vehbia eshte nderuar edhe me titullin “Mirenjohja e Qytetit” nga Keshilli Bashkiak Shkoder ne vitin 2014, eshte vleresuar me titullin “Nderi i sportit shkodran” nga Keshilli Sportiv i qytetit ne vitin 2006 dhe “Mirenjohje” nga Federata Shqiptare e Volejbollit ne vitin 2017.
Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Sulejmani per humbjen e njeriut te saj te dashur dhe po ashtu edhe komunitetit te volejbollit shkodran, per ndarjen nga jeta te njerit prej emrave te shquar te historise se ketij sporti. I perjetshem qofte kujtimi yt Vehbi Sulejmani!