Futbolli është në zi. Ndarja nga jeta e Matija Sarkic ka tronditur të gjithë. Portieri i Malit të zi ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare.
Sipas raportimeve bëhet me dije se Sarkiq u sëmur krejt papritur, duke u “shembur” në tokë, teksa ndodhej në një apartament në Budva. Pavarësisht ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë, fatkeqësisht lojtari nuk ia ka dalë të jetojë.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, ku humbi jetën në moshë të re portieri i Malit të Zi, ku ka laujtur me këto të fundit në 9 ndesje.
Karriera e tij ka qenë kryesisht në Angli, ku ka luajtur me ekipe si Aston Villa, Wolves, Stoke City, Birmingham dhe Stratord Twon./newsport/