Dita e sotme do te mbetet gjate ne memorien e futbollistit 17 vjeçar shkodran Justin Ferizaj. Ai zhvilloi te paren ndeshje me ekipin e te rriturve te Shamrock Rovers, nje nga ekipet me te mira te Superliges se Irlandes.
Ka ndodhur pikerisht ne ndeshjen miqesore ndaj ekipit Treaty United, lojtari me origjine nga Shkodra dhe i lindur ne Irlande, eshte aktivizuar ne pjesen e dyte duke dhene kontributin e tij ne fitoren 3-0 te kesaj ndeshje.
Grumbullimi me ekipin e pare i ketij lojtari ne kete moshe, tregon me se miri per besimin e madh qe drejtuesit e klubit kane tek ky futbollist, i cili njekohesisht eshte edhe anetar i kombetares U18 te Irlandes.
Ferizaj luan ne rolin e mesfushorit dhe padyshim qe spikat me lojen e performancen e tij, nderkohe qe vazhdimisht eshte edhe ne vemendjen e ekipeve te huaja qe duan te marrin sherbimet e tij dhe nuk perjashtohet mundesia qe shume shpejt te kaloje ne nje kampionat me te forte.
Fakti qe edhe ekipi i pare i Shamrock Rovers i ka hedhur syte drejt tij, pavaresisht moshes se re, do te thote se eshte element shume premtues dhe me shume mundesi do ta shohim ne nivele te larta.
Gjergj KOLA