Dita e sotme do te mbetet gjate ne kujtesen e futbollistit me origjine nga Shkodra, Kevin Shkurti. Kjo sepse ai ndonese eshte vetem 17 vjed, ka firmosur te paren kontrate si futbollist profesionist.

Ai eshte lindur ne Belgjike me dy prinder nga Shkodra dhe prej vitit 2014 eshte pjese e Akademise se klubit OH Leuven. Paraqitjet e tij te mira me ekipet e moshave, kane bere qe drejtuesit e klubit t’i ofrojne kontrate dhe sot ka hedhur firme ne te.

Kevin Shkurti do te jete edhe per tre vitet e ardhshme pjese e OH Leuven. Per momentin mesohet se mesfushori me tipare sulmuese do te jete pjese e ekipit U23 te ketij klubi qe militon ne Superligen belge.

Lajmin per firmen e tij e ka dhene edhe faqja zyrtare e ketij klubi qe shkruan: “Kevin Shkurti është një produkt i i Akademise se OH Leuven. Jemi shumë të lumtur me zhvillimin që ai ka bërë si futbollist gjatë sezoneve të fundit. Ai vazhdon të hedhë hapa te rendesishem çdo vit dhe prandaj jemi krenar që një lojtar me cilësitë te tilla nënshkruan kontratë me ne. Ende një sinjal se ne po bëjmë një punë të mirë me akademinë tonë,” – eshte shprehur perfaqesuesi i ketij klubi Peter Willems.

Nderkohe edhe vete Shkurti ka thene pak fjale per hedhjes se firmes ne kontrate kur eshte shprehur: “Është një nder i madh të nënshkruaj kontratën time të parë me këtë klub. Kam luajtur këtu për tetë vjet, që nga U11 dhe kam punuar shumë për këtë. Është një ëndërr e realizuar dhe një shenjë vlerësimi që po marr një kontratë trevjeçare. Tani më takon mua të provoj veten. Fillimisht me U23 dhe më pas shpresojmë me ekipin e parë të OH Leuven”.

Kujtojme qe Shkurti deri para nje viti ka qene pjese e ekipeve kombetare te moshave te Belgjikes ndersa se fundi ka zgjedhur Shqiperine. Ai eshte pjese e kombetares U19 qe drejtohet nga Armando Cungu dhe ne dy ndeshjet e para pak diteve te zhvilluara ndaj Malit te Zi, shenoi dy gola.
Gjergj KOLA