Apolonia U19 pasditen e djeshme fitoi 3-1 ndaj ekipit kazakistanas Astana duke u kualifikuar keshtu per ne turin e dyte te “UEFA Youth League” dhe protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene sulmuesi i saj, Erald Maksuti.

Per te gjithe ata qe nuk e dine, kemi te bejme me nje futbollist shkodran. Po, po, eshte shkodran, eshte nga fshati Trush i Shkodres. Ndoshta emri i tij nuk te kujton asgje dhe keshtu eshte ne realitet sepse ka preferuar te mos luaje as me Akademine Vllaznia dhe as me ekipet e tjera te moshave ne Shkoder.

Ka bere kete zgjedhje sepse keshtu e kane udhezuar dhe ka ndjekur kete rruge dhe Eraldi ne fakt nuk duket i penduar. Nje gje te tille e thote ne nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” ku flet per karrieren e tij te deritanishme, por edhe per te ardhmen. Per me shume, lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone:


– Erald pershendetje…

Pershendetje.


– Urime per dy golat tuaj qe ndihmuan ne kualifikimin e Apolonia U19 ne turin tjeter te “UEFA Youth League”. Besoj jeni i lumtur?

Po jam shum i lumtur qe dhashe kontributin tim me 2 golat e shenuar dhe qe arritem kualifikimin per ne turin tjeter.

– Çfare ka te vecante Apolonia U19?

Apolonia ka nje qellim qe te rrise lojtare qe te performojne ne nivelet me te larta ne vend dhe Europe dhe u jep mundesine te tregojne veten edhe me ekipin e pare.

– Ju jeni nga Shkodra?

Po, nga Shkodra jam.

– Si perfundove tek Apolonia?

Para se te kthehesha ne Shqiperi kam qene ne Itali per 2 vite dhe per shkak te pandemise ne ate kohe vendosa te kthehesha ne Shqiperi. Ishin disa persona qe ma surgjeruan ekipin e Apolonise sepse jepte me shume mundesi per te kapur ekipin e pare dhe vendosa te zgjidhja kete skuader.

– A mund te na thoni ku keni luajtur me perpara?

Une jam i datelindjes 2004 dhe futbollin e kam filluar ne moshen 11 vjeç me ekipin e Berdices dhe trajner kisha Fatmir Dinin dhe me pas kalova tek Brians ne Lezhe.

– Kur kaluat tek Brians dhe sa kohe luajtet me te?

Me Brians kam kaluar ne moshen 12 vjeçare dhe kam luajtur per tre vjet me rradhe.


– Me pas thate qe shkuat ne Itali?

Po, shkova ne Itali ku qendrova dy vjet dhe kur u ktheva shkova tek Apolonia?

– Si shpjegohet qe nje futbollist shkodran nuk ka luajtur asnjehere me ekipet e Akademise Vllaznia dhe ekipet e tjera te moshave ne Shkoder?

Si cdo shkodran qe e ka enderr te luaj per Vllaznine jam edhe une, por kam pare shoke dhe miq qe nuk kane pasur te ardhme te mire te Vllaznia dhe ato me kane thene qe te provoj fatin tim me ekipet e tjera, prandaj dhe kam vepruar keshtu.


– Dhe besoj nuk je penduar qe ke zgjedhur kete rruge?

Jo. nuk jam penduar.


– Çfare synon per te ardhmen?

Per te ardhmen shpresoj te bej paraqitje te mira dhe te kap nivele te larta ne futboll.


– Hajduk i Splitit tani perballe Apolonise. Do synoni te njejten paraqitje edhe ndaj tij ne Europe?

Patjeter, do mundohem te jap maksimumin dhe te marrim rezultat pozitiv edhe ndaj tij.

– Ke filluar te luash dhe te shenosh edhe per ekipin e pare te Apolonise. Te kane ofruar kontrate?

Jemi ne bisedime per kete çeshtje me drejtuesit e klubit.

– Fillimisht kerkon te fitosh nje vend titullari me ekipin e pare te Apolonise?

Padyshim qe po, sepse vetem keshtu mund te rritem edhe me shume nga ana profesionale.

– Se fundi, ia dedikon kete gje çfare ke arritur deri tani ndonje personi te veçante per ty?

Keto arritjet e deritanishme ia dedikoj familjes time qe me ka perkrahur per çdo hap qe kam bere ne karriere.