Tradita mbetet tradite. Kur permend mbiemrin “Lekaj” menjehere mendja te shkon tek i pari qe e ka mbajtur ate ne futboll, Hajrullahi, pjestari i denje i Vllaznise se viteve ’70. Me pas djali i tij, Iliri qe ne fakt nuk pati nje karriere te gjate.
Per te vazhduar me Senadin, nje pjestar tjeter dinjitoz te ketij mbiemri me nje karriere te gjate ne shume ekipe, brenda dhe jashte vendit i cili ndonese po mbush 34 vjeç nuk ka nder mend te largohet nga pasioni i tij i madh.
Por historine e kesaj familje e ben edhe me interesant fakti qe plot 5 pasardhes te Senadit dhe vellait te tij Arbenit, kane zgjedhur serish te merren me futboll. E kemi fjalen per dy djemte e Senadit, pikerisht Renisi 8 vjeç dhe Raisi 6 vjeç, por edhe per tre femijet e Arbenit, vajza- Arbjola 11 vjeçe dhe djemte, Omeri dhe Omejdi, 8 dhe 7 vjeç.
Te peste keta femije e kane pasion te madh futbollin dhe kane filluar te spikasin qe ne kete moshe teksa jane te rregjistruar me ekipit e Akademise “Scutari”. Arbjola duket qe ka shume talent dhe drejtuesit e ekipit te Vllaznise se femrave kane filluar ta kerkojne qe tani per ta patur ne rradhet e tyre.
Nga kater djemte, po spikasin me shume deri tani, Renisi si mesfushor dhe Omeri si sulmues duke shenuar shume gola ne kampionatet rajonale ku ata luajne. Perspektiva e tyre duket e sigurte. Pasioni i madh me te cilet sterviten e po ashtu edhe tradita familjare jane ne anen e tyre.
Prandaj me shume siguri qe pas disa vitesh do te degjojme fjale te mira per Arbjoja, Renis, Rais, Omer dhe Omejdi Lekajn. Emrat e tyre mund te jene pjese e ekipeve te rendesishme ne Shqiperi dhe jashte saj.
Gjergj KOLA