Vllaznia sot po vuan per talentet e saj, por duket se nje brez i shkelqyer po rritet. Ekipi i 21 vjeçareve sot u shpall kampion i vendit, por me kete shkrim do te ndalemi tek nje brez tjeter lojtaresh, pikerisht ato te datelindjeve 2006 dhe 2007.

Pikerisht me kete grupmoshe, Vllaznia U17 eshte shpallur tashme kampione e Shqiperise dhe po ashtu eshte edhe ne finalen e Kupes. Por jo vetem kaq. Ky brez i ketyre ditelindjeve perfshin edhe nje grup lojtaresh te tjere te cilet tashme nuk perfaqesojne ekipin shkodran por Shkendine e Tiranes.

Arsyeja ka qene vendimi i tyre per te vijuar studimet ne Shkollen e Mjeshtrise Sportive ne Tirane. Dhe grupi i shkodrane ka treguar se edhe atje jane te suksesshem teksa kane kontribuar qe Shkendia te shpallet kampione e Shqiperise per kategorine e pare.

Shkendia eshte nje ekip me tradite dhe me shume suksese ne futbollin shqiptar te moshave, por me skemen e re te aplikuar kete sezon nga FSHF, e kane spostuar ne kategorine e pare ku serish ka treguar nivel duke u shpallur kampione.

Dhe nje kontribut shume te madh tek ky ekip kane dhene edhe futbollistet shkodrane. “Shkodra Sport” meson se numri i tyre nuk eshte i paket, por plot 7 prej tyre te datelindjes 2006, nderkohe qe jane edhe dy te tjere te datelindjes 2007.

Kush jane keto kampione? E nisim me kapitenin Irdi Zekaj, per te vazhduar me Rijad Fangaj, Matteo Vuksani, Besar Kukaj, Xhoni Dragaj, portieri Dervish Meta dhe sulmuesi Nebi Qokthi. Nderkohe me ekipin e dyte te Shkendise luajne edhe dy shkodranet e tjere, ato te datelindjes 2007, Ubejd Kadija dhe Arsid Gradeci.

Nuk ka ku shkon me bukur! I njejti grup lojtaresh, i ndare ne dy ekipe, kontribuojne per shpalljen e te dy atyre kampione. E nese dikush kujtohet t’i bashkoje te gjithe keta ne te njejtin ekip, çfare do te ndodhe me Vllaznine e pas 3-4 viteve?