Mund te duket diçka e veçante, por ky eshte nje realitet. Perpos shqiptareve, ka edhe te huaj qe e njohin shume mire historine e futbollit shqiptar dhe njeri prej tyre eshte nje italian. Behet fjale per 66 vjeçarin Anacleto Bruschi te cilin te gjithe e njohin me “nofken” “Cleto”.
Ai jeton ne Allumiere te Romes ne Itali. Profesioni i tij ka qene ai i pergjegjesit te punetoreve te autostrades ndersa sot gezon pensionin. Une kam 20 vite qe banoj ketu ne zonen e Romes dhe qysh nè njohjen e pare, pash nje italian qe njihte shume mire futbollin shqiptar.
Nderkohe gjate periudhes se fundit, une jam i angazhuar praneklubit te Allumieres dhe i kerkova nje interviste per “Shkodra sport” dhe ai eshte shprehur i gatshem, interviste te cilen mund ta ndiqni me poshte:
– Kur keni filluar te merreni me sport?
Qysh ne moshe te vogel une kam filluar te luaj me ekipet e moshave dhe ne vitin 1969 kam filluar tè luaj me ekipin e te rriturve Allumiere.
– Nderkohe si keni arritur te njihni kaq mire futbollin shqiptar?
Qe ne moshe 10 vjeçare une fillova tè mesoja diçka per futbollin boteror. Fillova tè njihja edhe futbollin shqiptar. Padyshim historia fillon me ekipin e Vllaznise se Shkodres. Klub qe eshte themeluar qe ne vitin 1919. Per konçidence ekipi juaj ka ngjyrat kuq e blu ku edhe ekipi yne 1953 kishte te njejtat ngjyra kuq e blu. Me vone ne kemi zgjedhur ngjyrat: bianco celesto (boje qielli dhe bardh me shqiponje ne mes).
– A mund te na thoni disa emra te skuadrave shqiptare qe njihni ju?
Po. Vllaznia e Shkodres, Partizani, 17 Nentori sot Tirana, Dinamo, Labinoti sot Elbasani, Flamurtari, Luftetari etj.
– A mund te na thoni emrat e disa lojtareve shqiptare qe keni njohur ose njihni tani?
Po ne historikun e futbollistave shqiptare une kam njohur Naim Kryeziun qe ka luajtur me Romen. Eshte histori edhe e klubit tone Roma. Kam patur fatin ta njoh nga afer pasi ai ka vizituar edhe klubin tone Allumiere. Ndersa futbollisti qe me ka pelqyer me shume ka qene Demollari, lojtar teknik, i shpejte dhe golashenues. Disa t tjere jane: Lorik Cana, Igli Tare, Taulant Xhaka, Elseid Hysaj, Nedim Bajrami, Marash Kumbulla etj.
– Çfare ju pelqen sot me shume ne futbollin shqiptar dhe pse?
Sot ka shume futbolliste talente shqiptare qe po shkeqejne ne bote, por edhe ne Seria A. Grinta, deshira e madhe per te fituar, luajne pa frike ndaj çdo kunershtari zhvillojne lufte te forte sportive ne fushen e lojes. Rezultatet jane bindese. I uroj suksese Shqiperise.
Intervistoi: Engjell GJOLAJ
(SHENIM: Ne fund tè intervistes me surprizoi duke me dhuruar nje liber me titull “Albania 1.Divisione” 1930-2000 Risultati e Clasificha”, ku gjenden rezultatet e ekipeve tona ne keto vite).