Ndodh rrallë, për të mos thënë asnjëherë, por një njeri që merret me futboll gjatë jetës së tij, e ka të vështirë që më vonë kur ta lërë karrierën e të luajturit, të vazhdoj të bëjë një punë tjetër në një sport tjetër.
E kundërta po ndodhë tani në Shkodër me disa sportistë dhe kryesisht ata të basketbollit. Prej pak kohësh, një ish- basketbollist por edhe ish- trajner i Vllaznisë, ka filluar punë si trajner moshash në futboll. E kemi fjalën për Fation Taraboshin.
Por së fundi, një tjetër basketbollist (që vazhdon të jetë ende aktiv me Vllazninë) është licensuar si trajner i përgatitjes atletike në futboll.
Bëhet fjalë për Damian Bekteshin, nje nga basketbollistet e njohur te Vllaznise dhe fitues i disa trofeve me te. Ditën e djeshme është diplomuar me licensen përkatëse nga Federata Shqiptare e Futbollit, licensë kjo që njihet edhe nga UEFA. Ai ka ndjekur kursin njëmujor të organizuar dhe në fund ka marrë licensën.
Ende nuk është e qartë se pas këtij veprimi, Bekteshi do të fillojë ta ushtrojë detyrën e përgatitësit atletik në ndonjë ekip a Akademi, apo po mendon për të ardhmen. Kujtojmë që ai ka kryer edhe Fakultetin e Edukimit Fizik dhe po punon si mësues fiskulturë.
Megjithatë të kesh në xhep edhe një licensë të tillë, mbase mund t’ia vlejë më shumë sesa ta shohë veten tek sporti i tij i preferuar- basketbolli./SHKODRA-SPORT.COM/