Gjithmonë është thënë se gjermanët mbesin të veçantë. Për shumë gjëra. Ndoshta edhe për agresivitetin e tyre. Por në fakt, ata tregojnë herëpashere se janë edhe shumë njerëzon. Rasti i mëposhtëm e tregon më së miri këtë. “Gëzuar ditën e Pavarësisë” dhe një flamur kuqezi. Kaq i ka mjaftuar faqes zyrtare të Bayern-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të na uruar të gjithë shqiptarëve festën tonë kombëtare në përvjetorin e 105-të dhe për t’u çuar zemrat peshë tifozëve shqiptarë të kampionëve të Bundesligës.
Urimet kanë ardhur nga e gjithë bota, sidomos nga shtetet ku jetojnë dhe punojnë bashkëatdhetarët tanë.
Për nga rëndësia më shumë vlen një urim i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, por tifozeve u intereson sportiv dhe prandaj nje urim i tille merr shume vlere. .Klubi bavarez ka dy klube zyrtare fansash në Shqipëri, një në Tiranë dhe një në Durrës. Natyrisht që me një urim të tillë do të jenë kënaqur të gjithë tifozët e kësaj skuadre në vendin tonë, kuptohet edhe në Shkodër, për këtë urim të veçantë që Bayern u ka dërguar të gjithë shqiptarëve.
© shkodrasport.com