Sulmuesi i Kombëtares dhe Akhmat Groznyt Bekim Balaj feston sot ditëlindjen. Shkodrani mbush 28-vjeç. Për këtë ditë të veçantë, dy miqtë e tij të ngushtë kolegë, Odise Roshi dhe mesfushori i Tiranës Edon Hasani e kanë uruar secili Balajn.

”Sot një person i rëndësishëm për mua që unë e konsideroj më shumë se sa vëlla ka ditëlindjen sot. Të uroj gjithë të mirat e kësaj bote, edhe u bëfsh 100 vjeç, VËLLAI IM !!” , uron Roshi në Instagram Balajn.

“Gëzuar ditëlindjen Bekim Balaj!”, e uron Hasani me anë të një videoje, ku të dy kanë dalë bashkë.

Balaj dhe Roshi do të inkuadrohen në mars me Shqipërinë për fazën kualifikuese të kampionatit europian të 2020, ndërsa Hasani do të rikthehet këtë muaj me Tiranën për të ndryshuar faqen e ekipit bardheblu në këtë pjesë të dytë të sezonit.