William Cungu dhe Albion Kurbasha kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Shkodër me ngjashmërinë e pabesueshme të tyre. Ata janë pjesë e Kombëtares U-19, por përveç asaj jashtë fushës së blertë, janë shumë shokë të mirë së bashku.
Janë të dy nga Shkodra, janë të dy 18 vjeçarë, kanë luajtur sëbashku në fillimet e karrierës së tyre, para se Albioni të spostohej për në Suedi, megjithatë e kanë ruajtur shoqërinë dhe tashmë janë bashkë edhe në kombëtare. Në pamje të parë, nisur edhe nga look-u i tyre duken si “vëllezër siamezë”.
Dallimi mes Cungut dhe Kurbashës është shumë i vogël, teksa dyshja e shkodranëve janë identikë pothuajse në çdo gjë, por sidomos në flokët e tyre. Po t’i shikosh në rrugët e qytetit të Shkodrës, duke lëvizur, edhe dikush që i njeh, hutohet krejtësisht kur i shikon, pasi kanë një ngjashmëri të pabesueshme së bashku.
Sidoqoftë, një gjë e tillë është jashtë fushës së blertë, pasi aty qoftë Cungu, qoftë Kurbasha, duhet të tregojnë vlerat e tyre më të mira në karrierën e tyre në vazhdim, sepse bëhet fjalë për dy futbollistë me shumë të ardhme të ndritur përpara.
Maringlen ZHIVANI