Futbolli i femrave ne vendin tone shume shpejt pritet te ngrihet ne nivele edhe me te larta. Federata po i kushton rendesi rritjes se numrit te vajzave qe merren me futboll.
Por nga ana tjeter, gjeja me e mire eshte se tashme po shtohet edhe numri i trajnereve femra te cilat i kane hyre tashme kesaj fushe.
E rradhes qe ka marre nje license per trajnim eshte kapitenia e ekipit tone kombetar dhe njekohesisht futbollistja e Vllaznise se Shkodres, Albina Rrahmani.
Ajo sot ka marre licensen “UEFA A” dhe me shume siguri, pas lenies se sportit, do te nise menjere pune si trajnere. Ne fakt ka ende nder mend te vazhdoje te luaje, por gjithsesi karriera e ka nje fund dhe ajo i ka dale perpara ketij fakti.
Pervoja e saj e jashtezakonshme prej me shume se 15-16 vitesh ne futboll dhe eksperienca e marre, do ta ndihmojne ate shume qe te jete neser edhe nje trajnere shume e mire. Urime Albina!