Humbja e Manchester Cityt në ‘Anfield Road’ nga Liverpooli fundjavën që shkoi, bëri që Barcelona të mbetet skuadra e vetme pa humbje në pesë ligat kryesore të Evropës. Skuadra e Ernesto Valverdes, pas 19 ndeshjeve në La Liga, nuk e dinë se çka është humbja, duke e ruajtur epitetin e të pamposhturës në top pesë ligat. Por, nëse shikojmë më larg, kuptojmë se në Evropë janë edhe pesë skuadra tjera që ende nuk kanë pësuar humbje.
Bëhet fjalë për Sportingun e Lisbonës dhe Porton nga liga e Portugalisë, Victoria Plzen nga Çekia, Dinamo Zagrebin nga Kroacia dhe Lincoln nga Gjibraltari.