NE vitet e para te Demokracise krahas shoqatave politike ne Shkoder nuk munguan te krijoheshin edhe shoqatat me karakter sportiv. E tille ishte shoqata “Tifozet e BRAZILIT” e cila me iniciativen e nje qytetari shkodran Xhelal Baku dhe te ndjerit, ish-futbollisti e trajnerit Esat Rakiqi, ne lokalin e Xhelalit, diku ne hyrjen e rruges Gjuhadol u mblodhen intelektuale, profesore e mjeke, trajnere e futbolliste, por edhe sportdashes ku shpallen shoqaten e pare sportive qe i kushtohej nje ekipi te huaj legjendar siç eshte Brazili.
Me pas u krijua edhe shoqata e tifozeve te Gjermanise, Italisē, Anglise etj, pa harruar te paren shoqate te tifozeve te Vllaznise. Padyshim qe tifozet e BRAZILIT kishin si simbol te Shoqates se tyre Mbretin e Futbollit Botēror PELE.
Dhe kushtohej me shume emocione telegrami i njerit prej tifozeve me te njohur edhe jashtē Shkodrēs, shoferit Iljaz Caka qe e kishte uruar Pelen per triumfin e Brazilit ne Boterorin e vitit 1970 me fitoren 4-1 ndaj Italisē.
Kjo shoqate kaloi kufinjte e Shkodrēs, ne Lezhes, Tirane dhe ne adrese te saj vinin urime e kerkesa per t’u antaresuar. Aktivitetet e organizuara ne Kafen e Madhe, tek lokali Sahati i Inglizit etj, kishin te ftuar edhe kengetare e artiste jo vetem nga Shkodra por edhe nga Tirana.
Por ajo qe bani jehone dhe mbeti si nje aventure ishte udhetimi i njerit prej tifozeve te kesaj shoqate, shkodranit Ilir Tafili atehere 31 vjeç, drejt Brazilit me deshiren per te realizuar nje foto ne permendoren gjigande te futbollistit Pelé ne San Paulo.
Dhe fotoja qe po e prezantojme per here te pare, bahet ne nderim e respekt te kesaj Legjende te pavdekshme me emrin Edson Arantes da Nashimento -PELE.
Jane shkruar mijera e mijera komente e portrete per lojen e golat e ketij kollosi te futbollit boteror, por momenti i golit te 1000-te me 11-metersh per Santosin eshte nje uverture klasike qē te renqeth edhe sot kur e lexon.
Goli i 1000-te i Peles me Santosin kundēr Vasko de Games ne Marakana me 19 nentor 1969 ka frymezuar edhe poetin brazilian De Andrade :
‘Nuk eshte e veshtire me ba 1000 gola si Pelé, eshte e veshtire me shenue nje gol si Pelé”.
Namik Mehmeti
Firenze, 30 dhjetor 2022