Duke marrë shkas nga data 2 prill, dita ndërkombëtare e autizmit, Panathinaikosi ka lajmëruar krijimin e seksionit të basketbollit për fëmijët që bëjnë pjesë në spektrin e autizmit.
Programi PAO BC Academy ASD është një ndërmarrje që përfshihet ne trupin “Panathinaikos PNV*”. I adresohet fëmijëve qe bëjnë pjesë në spektrin autik dhe të cilët marrin pjesë në stërvitje basketbolli në grupe speciale, të përshtatura me nevojat e tyre. Grupet kanë trajnerë të specializuar, psikologë dhe shoqërues, ndersa seancat stërvitore bëhen me praninë e një doktori.
Nepermjet programeve, fëmijët me autizem kanë mundësinë të marrin pjesë në një sport në grup, të socializohen, të bëjnë miq, të luajnë basketboll dhe të argëtohen si fëmijët e tjerë. Stërvitjet bëhen tek OAKA dhe janë pa asnjë kosto.
Programi PAO BC Academy ASD është i pari dhe i vetmi program i stërvitjes së qëndrueshme dhe sistematike ne nje sport në grup që i adresohet ekskluzivisht fëmijëve me autizem dhe i përgjigjet kërkesave të këtij grupit social.
Pse është e rëndësishme që fëmijët me autizem të stërviten?
Fëmijët që bëjnë pjesë në spektrin e autizmit përjashtohen nga aktivitetet e sportive ne grup. Kjo ka si rezultat që fëmijët të kenë si mundësi të vetme pjesëmarrjen në sporte individuale dhe kjo zakonisht ka më shumë kosto. Aktivitetet sportive të kufizuara ose të munguara janë të dëmshme për shëndetin e tyre sepse kanë përqindje më të larta shfaqjeje të sëmundjeve që lidhen me jeten sedentare (diabeti, obeziteti, etj.).
Më e rëndësishme është që kanë mundësi të larta socializmi, gjë që përbën një sfidë për autizmin. Rrjedhimisht pjesëmarrja në një program sportiv në grup sjell përfitime për zhvillimin social, emocional dhe njohës.
Qëllimi i programit është që t’i japë mundësi fëmijëve të spektrit autik të marrin pjesë në sport dhe të mos përjashtohen nga ky aktivitet. Qëllimi afatgjatë është që të përhapet në sa më shumë vende kjo nismë.
*Materiali u përkthye nga stafi i Shkodra Sport Event