Ky sezon është një nga më të vështirët për skuadrën e Kukësit. Pas 12 vitesh në elitë dhe ku kanë arritur të bëjnë historinë në Superiore, skuadra verilindorë nuk ia doli të mbijetonte dhe në sezonin e ri do të rinisë gjithçka për rikthimin sa më të shpejtë në elitë.

Trofeu i Kupës së Shqipërisë shikohet në Kukës si ‘ngushëllim’ për këtë sezon. Por jo vetëm kaq, pasi me fitimin e këtij trofeu, verilindorët do të merrnin pjesë në kompeticionet europiane. E sigurisht në një rast të tillë të ardhurat dhe përfitimet nuk mungojnë.

Në Kukës janë pa “frena”. Bëhet me dije se lojtarit do të mund të marrin premio për fitoren ndaj Egnatias dhe nëse ia dalin të ngrejnë lart trofeun e Kupës. Janë plot 30 milionë lekë të vjetër që do t’i shpërndahet skuadrësn nga drejtuesit, të cilat kanë menduar të motivojnë ekipin para një finaleje mjaft të rëndësishme. Siç dihet, vlera e shpërblimit të kësaj skuadre është më e madhe se ajo e Egnatias.

Kujtojmë se Kukësi në të kaluarën e ka fituar dy herë këtë trofe, ndërsa sot në “Air Albania” në orën 19:00 do të kërkojnë trofeun e 3 në historinë./newsport/