Ne ndeshjen e kaluar ndaj Elbasanit, te cilen Vllaznia e fitoi me rezultatin 84-54, kane rene ne sy per paraqitjen e tyre te mire te gjitha basketbollistet shkodrane.
Por ajo qe te ben pershtypje eshte se ne “Top 5 of the Week”, pra ne “5-shen me te mire te javes”, jane perzgjedhur plot 3 prej lojtareve te Vllaznise. Dhe kjo nuk ka qene nje perzgjedhje “per hater”, por prej statistikave te tyre.
Keshtu, Bernada Rreshpja eshte perzgjedhur per 29 piket e shenuara, 5 rebaund dhe 3 asistet e saj. Po ashtu eshte perzgjedhur Melida Hykaj me statistikat e meposhtme: 12 pike, 8 rebaund dhe 8 asiste. E treta e perzgjedhur nga Vllaznia ka qene Anisa Bokrina me 12 pike, 7 rebaund dhe 8 asiste.
Bashke me tre shkodranet, ne formacionin me te mire te javes per kampionatin e femrave kane qene edhe dy lojtare te huaja, pikerisht Samra Oerbasic e Flamurtarit dhe Lasonja Edwards e Partizanit.
Sigurisht qe renditja e tre basketbollisteve te Vllaznise ne peseshen me te mire te javes eshte nje sukses jo vetem personal i tyre, por edhe i gjithe ekipit i cili ndonese me shumice te perbere prej vajzash te reja, po ben paraqitje shume te mira ne kampionat, duke siguruar edhe zonen play-off./SHKODRA-SPORT.COM/