Ndeshje të veçanta në sporte të ndryshme, herëpashere marrin vëmendje të madhe si nga opinioni sportiv ashtu edhe nga mediat të cilat i bëjnë jehonë të madhe. Pikërisht në këtë kuadër, po parashikohet që në të ardhmen të ketë një ndeshje të madhe boksi dhe duke parë interesimin e jashtëzakonshëm që ekziston për të, po parashikohet që ajo të zhvilllohet në një stadium futbolli. Dhe jo në një stadium dosido por në “Camp Nou” të Barcelonës me kapacitet 100 mijë vendesh. Organizatori nga Duco Events, David Higgins, ka paralajmëruar se “Camp Nou” mund të jetë mikpritës i përballjes së peshave të rënda mes Anthony Joshuas dhe Joseph Parker.
Negociatat për një përballje mes kampionit të IBF-së dhe ëBA-së, Joshua dhe mbajtësit të titullit ëBO, Parker, tashmë kanë filluar dhe dueli pritet të mbahet në pranverën e vitit 2018.
Përfaqësuesi i Joshuas, Eddie Hearn së fundmi ka pohuar se nuk ka ndonjë vendim për përballjen, por Higgins ka paralajmëruar se përballja mund të mbahet edhe në stadiumin e Barcelonës. “Arsyeja se përse e kam menduar Barcelonën është se anglezët duan të shkojnë në Spanjë. Është fluturim i shkurtë. Stadiumi është i madh. Nuk kanë nevojë për turistë, sepse tashmë kanë shumë të tillë, por mendoj se do të jetë ndeshje jashtë sezonit të turistëve”, ka thënë Higgins për Sky Sports.
“Shumë anglezë do të donin të shkonin një javë në Spanjë. Po e them si mundësi, pa mbajtur bisedime me ata (përfaqësuesit e boksierëve dhe klubin spanjoll)”.
© shkodrasport.com