Kombetarja e Shqiperise po vijon pergatitjet ne Tirane ne kuader te ndeshjes se pare kualifikuase ndaj Polonise. Nderkohe, ajo qe ka rene ne sy ne seancen e dites se sotme eshte qe trajneri i Kombetares, Sylvinho, ka ftuar ne stervitje golashenuesin e Vllaznia U-17, 16-vjecarin e talentuar Gerald Kubazi.
Ne fakt, siç shikohet edhe ne foton shoqeruese te ketij shkrimi, ai eshte bashke me trajnerin Sylvinho dhe mesfushorin Klaus Gjasula i pranishem ne seancen e sotme. Kubazi eshte pjese e Akademise Vllaznia dhe madje, eshte nje nga futbollistet kryesore te ekipit U-17, ku me golat e tij te shumte te shenuar eshte golashenuesi me i mire i kampionatit te 17-vjecareve, duke u kthyer keshtu ne nje protagonist tek kjo grupmoshe.
Realisht, Kubazi konsiderohet nje nga elementet me me te ardhme te Akademia Vllaznia dhe ndoshta edhe ne Shqiperi. Megjithate, absurditeti eshte qe ai ne ndeshjen e djeshme te Kombetares U-17 ndaj Frances, nuk eshte preferuar as ne pankine nga trajneri Ervin Bulku, ndersa sot ka zhvilluar seancen stervitore me Kombetaren A.
Natyrisht qe, stervitja e pare me Kombetaren A do ta motivoje edhe me shume Kubazin per te bere mire dhe per t’i treguar vlerat e tij ashtu sic duhet, por gjithashtu edhe per t’i dhene nje sinjal drejtuesve te ekipit te pare te Vllaznise dhe trajnerit te ri Auron Miloti.
Realisht, ne Europe cdo dite e me shume po shohim raste kur ekipet e njohura apo edhe Kombetaret po u besojne te rinjve te talentuar, duke i aktivizuar me ekipin e pare, edhe pse ato jane 17, 16 dhe madje edhe 15-vjecare. Prandaj, edhe Gerald Kubazi duket se eshte ne rruge te mbare deri me tani, pasi nga sa shikohet shume shpejt sulmuesin shkodran do te mund ta shohim duke luajtur ne nivele te larta.
Maringlen ZHIVANI