Nga Gjergj KOLA
Pas plot 50 vitesh prane volejbollit, e mirenjohura Rita Hasku ka vendosur t’i thote “Stop” kontributit ne kete sport. Dhe ne fakt e ka bere pa deshiren e saj, por e detyruar nga disa probleme shendetesore. Nje gje te tille trajnerja e njohur lezhjane e ka bere te ditur diten e sotme permes nje postimi ku shkruan:
“Kam vëndosur te largohem nga pasioni dhe dashuria ime për volejbollin për arsye shëndetesore. Jam e lumtur se rrugetimin tim në këte sport e vazhdojne dy koleget e mia, figura të mëdha të sportit te volejbollit, Gentiana Nicaj dhe Vjollca Qose. Ju falenderoj për të gjithë mbështetjen që më keni dhëne”.
Rita Hasku eshte lidhur me kete sport ne vitin 1975 kur i mirenjohuri Lek Miraj ka hapur per here te pare nje ekip volejbolli te rejash ne qytetin e Lezhes. Dhe menjehere Rita Hasku u be pjese e tij bashke me disa vajza te tjera gjimnaziste te cilat pas pak muajsh moren pjese edhe ne kampionatin e kategorise se dyte qe u zhvillua ne Lezhe dhe ku moren pjese ekipe si Korabi, Rresheni, Gramshi, Beselidhja etj. Vazhdon te luaje volejboll gjithe vitet e gjimnazit dhe shquhet per talentin e saj.
Rita e vazhdoi sportin me ekipin e Studentit gjate periudhes se studimeve te larta dhe ne vitin 1981 u rikthye ne Lezhe dhe puna e pare qe ka bere pas emerimit te saj, ka qene ringritja e te gjithe ekipeve zinxhir te cilet deri ne ate periudhe ishin mbajtur me shume veshtiresi nga Pjeter Lesi.
Dhe qe atehere e deri me sot nuk ishte ndare asnjehere nga ky sport duke dhene nje kontribut te jashtezakonshem. Deri me sot, pas plot 50 vitesh kur i ka thene lamtumiren atij. Por thjesht nga fusha e stervitjes sepse Rita Hasku sigurisht qe nuk do te mungoje asnjehere ne shkallet e pallatit te sportit per t’i mbeshtetur keto vajza dhe shoqet e saj trajnere.(www.shkodrasport.com)