Peshengritesi i talentuar shkodran Sajmir Lagja renditet i 11-ti ne bote per te rinj, ne garat qe po zhvillohen ne Greqi. Nje arritje kjo e shkelqyer e ketij sportisti i cili pikerisht sot ka mbushur 18 vjeç.
Nje ditelindje qe ka perkuar me garat e Kampionatit Boteror te jubioreve (U20) dhe padyshim qe ka qene momenti me i mire per te festuar. Ne mes mbi 40 pjesmarresve nga mbare Bota, ai eshte renditur i 11-ti.
Kujtojme qe ne mes 13 te pareve te peshes 67 kg ku ai ka konkurruar, Lagja bashke me dy sportiste te tjere kane qene te vetmit e datelindjes 2004, nderkohe qe gjithe te tjeret kane qene me te medhenj ne moshe, konkretisht te datelindjeve 2002 dhe 2003. Nje gje e tille sigurisht qe ka nje ndikim te madh ne evenimente te tilla kaq te rendesishme.
Sajmir Lagja perpos kesaj ka arritur te permiresoje edhe rezultatet e tij personale ne menyre te ndjeshme teksa ka ngritur 102 kg ne shkeputje ku eshte renditur i 10-ti dhe 120 ne shkeputje duke u renditur i 11-ti. Me 222 kg ne dygaresh, peshengritesi shkodran eshte klasfikuar i 11-ti ne Bote ne peshen e tij.
Ajo qe eshte shume e rendesishme ka te beje edhe me faktin se perpos permiresimit te rezultateve te tij ne menyre te ndjeshme, Lagja i ka patur te 6 provat te suksesshme, çka tregon me se miri per performancen shume te mire te ketij sportisti i cili konsiderohet si e ardhmja e peshengritjes shqiptare.
Gjergj KOLA