Lajme te mira per portierin e Akademise Vllaznia, Aron Jukaj, 17 vjeçari ka qene pjese e nje kampi stervitor qe eshte zhvilluar me portiere nje muaj me pare ne Kosove, ku kane marre pjese shume portiere, mes te cileve ai ka spikatur.

Si rrjedhoje mesohet se per Jukajn, ka qene ekipi i Paderbornit ne Gjermani i cili ka shfaqur interes dhe per kete arsye, brenda pak ditesh portieri shkodran do te udhetoje drejt Gjermanise per te nisur proven.

Lajmin e ka bere te ditur per gazeta Blic, ish-portieri i njohur kosovar, Burim Sadiku kur eshte shprehur: “Kampin e kemi organziuar me datë 18 dhe 19 qershor, kamp ky me portierë. I përzgjedhur nga ky kamp është portieri i Vllaznisë së Shkodrës, Arok Jukaj, i cili ka marrë ftesë zyrtare nga Paderborn në Gjermani për prova. Ai do të udhëtojë në provat për ekipin U17”.

Ne kete menyre per portierin shkodran mund te linde nje drite e re dhe nje paraqitje e mire ne keto prova, mund t’i hape rrugen pastaj nje udhetimi te suksesshem ne futbollin europian. Te dhenat e tij duken shume te mira dhe Aron Jukaj vazhdimisht ka marre vleresimet e specialisteve te ndryshem.

Ai eshte rregullisht edhe pjese e ekipeve kombetare te moshave dhe kuptohet qe e gjithe vemendja tashme do te jete e fokusuar tek e ardhmja e tij ne Gjermani./SHKODRA-SPORT.COM/