Vllaznia luajti pasditen e djeshme ne stadiumin e qytetit te Laçit ndaj skuadres vendase dhe ne fund te 90 minutave fiksoi rezultatin 1-1, pas golit te barazimit shenuar nga Herald Marku, nderkohe qe me perpara kishte shenuar per kurbinasit Akiynemi.
Ne kete ndeshje duhet thene se ka patur nje numer te konsiderueshem tifozesh shkodrane ne tribunat e stadiumit te Laçit. Kuptohet qe ka spikatur grupimi “Vllaznit Ultra” i vendosur ne tribunen pas porte, por shkodranet nuk kane munguar edhe ne tribunen qendrore, ku ka patur nje numer te konsiderueshem.
Por e veçanta e ndeshjes se djeshme ka qene prania e presidentit Alban Xhaferi ne tribunen qendrore perkrah tifozeve. Ai kete here nuk ka zgjedhur ta ndjeke ndeshjen nga tribuna ViP, por mes tifozeve shkodrane.
Kuptohet qe edhe ne kete vend, ka vuajtur jo pak kur skuadra e tij ka pesuar gol, ka gezuar shume kur Marku barazoi, eshte bere nervoz me disa vendime te arbitrit Xhaja dhe si rrjedhoje eshte shfaqur nje tifoz i vertete ne shkallet e stadiumit.
Ende nuk dihet arsyeja pse veproi ne kete menyre, por ne fakt nganjehere eshte bukur qe drejtuesit te provojne ndeshjen e te ndjekur te skuadres se tyre nen petkun e tifozit, ashtu siç beri dje presidenti Alban Xhaferi./SHKODRA-SPORT.COM/