Akademia Vllaznia vazhdon të jetë në vëmendjen e shumë menaxherëve të ekipeve të huaja, sepse elementet e dalë prej saj, kanë rënë shpesh herë në sy për talentin e tyre. Pikërisht për këtë arsye, në Shkodër këto ditë është i pranishëm italiani Anxhelo Karbone, shefi i sektorit të të rinjve të Milanit.
Kështu, sipas burimeve të “Shkodra Sport”, motivi i vizitës së tij në Shkodër, është vëzhgimi i disa elementeve cilësorë të Akademisë Vllaznia, kryesisht tek ekipet U-17 dhe U-19 të saj.
Në fakt, disa futbollistë janë vëzhguar me kujdes prej kohësh nga menaxherë dhe skautë të ekipeve të ndryshme italiane, teksa një ndër ta është edhe italiani Anxhelo Karbone, shef i sektorit të të rinjve të Milanit.
Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim në ndonjë ndeshje miqësore të mundshme të ekipeve U-17 dhe U-19, nëse dikush do të spikasë në syrin e Karbones.
Maringlen ZHIVANI