Martin Foyston kishte nisur studimet për regjinë e filmit, por gjithmonë kishte ëndërruar për një karrierë tjetër – atë të trajnerit të futbollit. Me të përfunduar universitetin në vitin 2005, pasi studioi për një karrierë në ekranin e madh, Foyston filloi të ndjekë ëndrrën, atë qe nuk kishte ne fakt lidhje aspak me filmin. Në vend se të kërkonte vend pune në ndonjë produksion filmik, iu bashkua departamentit të analistëve të videoxhirimeve te skuadra e futbollit, Fulham- shkrun The Guardian.

Megjithatë, ai u largua edhe nga ky vend i punës që e kishte të sigurt për të ndjekur ëndrrën të bëhet trajner i futbollit. Katër vjet pas largimit nga Fulhami, 35-vjeçari, që është nga Hulli, aktualisht është ndihmëstrajner tek ekipi elitar i Norvegjisë, Stromsgodset.

Ai në këtë post ka ardhur falë aventurave që i pati te skuadra suedeze Djurgarden dhe përfaqësuesja e Norvegjisë