Pas 4 vitesh e gjysem te kaluara tek Akademia e Fiorentines, futbollisti shkodran Majkol Luka i ka bindur drejtuesit e saj per aftesite e tij dhe si rrjedhoje keta te fundit i kane ofruar firmosjen e nje kontrate te re dhe ajo tashme eshte firmosur.
Ka ndodhur pak dite me pare teksa lojtari i cili muajin e ardhshem mbush 14 vjeç, do te jete edhe per kater vitet e ardhshme pjese e Fiorentines. Ne adrese te tij kohet e fundit ka patur edhe oferta te tjera, por ne fund ka rene dakord per te qene pjese e “violëve”.
Majkol eshte i datelindjes 23 mars 2009. Ka lindur ne Itali dhe eshte angazhuar shume heret me futbollin, qe ne moshen 4 vjeç e gjysem kur prinderit e rregjistrojne per here te pare me ekipet e moshave te Pratos.
Me kalimin e viteve fillon te spikase dhe si rrjedhoje, behet pjese e Akademise se Empolit me te cilen luan nje vit, per te kaluar me vone tek Fiorentina ku ndodhet prej 4 vitesh dhe do te vazhdoje te jete serish pjese e Akademise se saj, teksa ne sezonin e ri eshte rregjistruar me ekipin Fiorentina U14.
Por nderkohe ditet e fundit ai eshte grumbulluar edhe me kombetaren U15 te Shqiperise duke u vene ne dispozicion te trajnerit Damo ne seancat stervitore qe u zhvilluan ne Durres dhe Luka ka lene pershtypje te mire duke qene tashme pjese e kesaj kombetareje edhe per te ardhmen.
Kujtojme qe kemi te bejme me nje sulmuesi i cili eshte i gjate 1.92 metra dhe perpos lojes ne ajer qe e ka piken e tij me te forte, dallohet edhe per faktin se luan mire me kembe. Specialistet e futbollit italian te moshave kane folur me superlativa per te dhe per kete arsye tek Fiorentina kane dashur “t’i lidhin kembet” edhe per kater vitet e ardhshme.
Qe do te thote se derisa te mbushe moshen 18 vjeç, ai do te jete pjese e kesaj skuadre sepse tashme e ka hedhur firmen ne kontrate. Edhe fotoja e ketij shkrimi e ilustron kete gje, teksa futbollisti shkodran Majkol Luka shikohet duke firmosur bashke me Maurizio Nicolini, drejtorin e sektorit te te rinjve te Fiorentines.
Gjergj KOLA