“Sky Deutschland” bën me dije se Thomas Strakosha është njëri nga dy portierët të cilët FC Bayern Munchen mendon si alternativë në rast se nuk arrihet akordi me gardianin e Valencias, Giorgio Mamardashvili.

Nuk bëhet fjalë thjesht për një lajm merkatoje sepse gjatë orëve të fundit mediat ne Gjermani këmbëngulin se Bayern po jep sinjale të rëndësishme për numrin 1 që momentalisht mbron katërkëndëshin e Brentford por nuk është zgjedhje e parë në planet e trajnerit.

Drejtuesit e Bayernit e konsiderojnë shqiptarin si një opsion “ekonomik” për rolin e portierit të dytë në ekip pasi Ian Sommer këtë verë do të largohet sepse kërkon të ketë rol titullari me Zvicrën në “Euro 2024”.