Nje nga Akademite ne Shkoder qe dallohet per punen e saj te mire me ekipet e moshave, padyshim qe eshte ajo e “Djelmnia shkodrane”. Presidenti Benardin Kulla me investimet e tij eshte munduar te krijoje kushtet me te mira per momentin ne Shkoder per ekipet e kesaj Akademie.
Prioriteti i punes se saj ka qene nxjerrja e elementeve cilesore te cilet ne te ardhmen mund te depertojne ne ekipe te ndryshme jashte vendit. Kjo edhe fale njohjeve dhe lidhje qe ka vete presidenti Kulla.
Lajmi me i fundi qe mesojme nga kjo Akademi eshte se tre prej elementeve me cilesore te saj do te jene ne nje prove dyditore tek Akademia e klubit te njohur italian Torino.
Behet fjale per futbollistet Gjorgjino Zhuja i datelindjes 2006, Ersi Qamili i datelindjes 2007 dhe Erman Pishtari i datelindjes 2008. Ata do te paraqiten prane klubit te njohur italian me 8 qershor teksa do te zhvillojne edhe stervitjen e pare me ekipin U16 te Torinos ndersa nje dite me vone do te zhvillojne dhe nje ndeshje miqesore me te.
Ky padyshim qe eshte nje lajm shume i mire per Akademine “Djelmnia shkodrane” dhe jo vetem per keta tre futbolliste qe do te provohen tek Torino. Kjo prove e tyre duhet te sherbeje si nxitje edhe per lojtaret e tjere per t’u stervitur dhe pergatitur sa me mire sepse ne te ardhmen, te tjera mundesi per t’u testuar ne ekipe te njohura do t’u ofrohen edhe atyre.
Gjergj KOLA