Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, La Liga ka përcaktuar datën dhe orën e zhvillimit të “El Classicos” të parë për këtë sezon.

Takimi i shumëpritur mes 2 gjigantëve të futbollit botëror do të zhvillohet në “Camp Nou”, më 24 tetor (e shtunë), ora 16:00.

Një orar disi i pazakontë ky për një ndeshje spektakolare si Barcelona-Real Madrid, që mund t’i zbehë disi magjinë kësaj sfide.

Real Madrid luan kundër Cadizit në La Liga më 17 tetor, para sfidës së parë në Ligën e Kampionëve përballë Shaktar Donetsk 21 tetor.

Barcelona, në anën tjetër, udhëton në Madrid për t’u ndeshur me Getafen më 17 tetor, para se të jetë mysafire në Hungari përballë Ferencvaroshit të Myrto Uzunit. Kjo sfidë do zhvillohet më 20 tetor.