Humbja e mbremshme ne Korçe ndaj Skenderbeut, sigurisht qe eshte shoqeruar me kritika te shumta per futbollistet e Vllaznise te cilet po zhyten gjithnje e me shume ne vendin e tete qe do t’i çoje ata ne play-out.
Por ne fakt, edhe ky takim ka patur dy momente te diskutueshme te cilat ndoshta po kalohen ne heshtje ashtu si dhe ne disa raste te tjera, ndonese behet fjale per pike te mohuara ne dem te Vllaznise.
Trajneri Dedja ka permendur nje rast kur ata kane pretenduar per 11-metersh sepse topi dallohet qarte se ka prekur doren e mbrojtesit te Skenderbeut, por arbitri Meta ne fakt nuk ka drejtuar doren drejt pikes se bardhe.
Ka patur edhe nje moment tjeter qe meriton vemendje dhe diskutim. Vertete mediat me shume u moren me faktin qe Belajdi Pusi ishte njeriu i golit te fitores per korçaret, qe shenonte ne porten e ish- skuadres se tij dhe ne media te ndryshme u trembetua me shume fakti qe Vllaznia nuk diti ta mbaje kete lojtar.
Por duket se eshte harruar nje detaj tjeter. Pozicioni i tij ne momentin e goditjes se topit ka qene jashte-loje. Eshte arbitri shkodran Bardh Maçi ai qe e thote kete gje, duke e shoqeruar edhe me nje foto te ketij momenti, foto qe po ilustron edhe kete shkrim.
Pra, edhe ne kete ndeshje duket se Vllaznia eshte ndeshkuar nga arbitrat. Ne Gjirokaster nje jave me pare askush nuk u mor me 11-metershin e mohuar ne dem te saj apo vendimin e ekzagjeruar te arbitrit per te larguar nga fusha Maloten. Tashme situata perseritet dhe çka eshte me e keqja si rrjedhoje e ketyre gabimeve, Vllaznia doli pa pike nga Korça.
www.shkodrasport.com