Tashmë është e konfirmuar, Armando Broja do të largohet nga Chelsea në një lëvizje të përhershme këtë merkato vere. Plani është për të ndarë rrugët me londinezët menjëherë pas rikthimit nga huazimi te Fulham, raporton Fabrizio Romano.
Sulmuesi shqiptar është në listën e shumë klubeve europiane si dhe nga Premier League. Broja është një nga mundësitë më të nxehta në treg këtë verë, sipas gazetarit të njohur.
Huazimi te Fulham nuk shkoi aspak siç e priste dhe rikthimi te Chelsea do të jetë thjeshtë për çështje formale pasi e ardhmja e tij është vulosur. Në sezonin e ri Broja do të jetë lojtar i një skuadre tjetër./newsport/