Vllaznia ka fituar te henen 1-0 ndaj Partizanit fale golit te tij dhe ne kampin shkodran ka patur feste pas ndeshjes. Nje feste normale sepse ishte nje ndeshje shume delikate dhe gezimi i trepikeshit ne fund ka qene i ligjshem. Gilman Lika, kapiteni i kesaj skuadre duket entuziast pas ketij suksesi dhe kete e ka shfaqur edhe ne nje prononcim te dhene per “Panorama Sport”:

“Ishte nje fitore shume e rendesishme per ne dhe kete nuk mund ta mohojme. Normalisht qe jemi shume te gezuar qe e kaluam me sukses kete ndeshje. Te gjithe pa perjashtim kemi festuar per kete fitore sepse jemi ne nje pozicion delikat te sezonit dhe na duhej shume.

Ne dy ndeshjet e fundit, ndaj Kukesit dhe Partizanit, ekipi eshte paraqitur shume mire. Kjo me gezon sepse ishin dy ndeshje te veshtira dhe morem 4 pike. Kemi luajtur mjaft mire ndaj dy skuadrave me te forta te Superiores.

Sa per golin, e para rendesi mund te them se kishin tre piket. Pastaj kur shenon vete normal qe me gezoi edhe me shume. Ishte nje fitore e merituar qe na duhej medoemos”- ka thene Lika.

Nje fitore qe ka ardhur fale golit te shenuar prej tij me 11-metersh, por kapiteni i Vllaznise zbulon edhe diçka te veçante: Stresin qe kalojne familjaret e tij sa here qe ai gjuan 11-metersha e per kete thote: “Nena ime i perjeton shume ndeshjet, sidomos kur gjuaj penalltite.

Ajo ka shkuar deri aty sa me ka thene te mos i gjuaj une penalltite. Keshtu qe nje dite pas urimit per 8 marsin, i bera edhe nje tjeter dhurate, kete here me gol. Ajo e meriton kete dedikim”.

Nderkohe te shtunen skuadra do te luaje ne Vlore ndaj Flamurtarit dhe ne lidhje me kete takim, Gilman Lika shprehet: “Nese duam te ecim perpara, nuk duhet te kenaqemi me fitoren ndaj Partizanit. Na duhet te vazhdojme me rezultate pozitive deri ne fund. Qe ne ndeshjen me Flamurtarin duhet te shkojme dhe te fitojme ne Vlore. Duhet ta vleresojme ne maksimum kete ndeshje, pasi nuk na lejohen gabimet”.
www.shkodrasport.com