Turqia mund të jetë destinacioni i radhës për Ardian Ismajlin. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka mahnitur me paraqitjet e tij te Hajduku i Splitit dhe nuk do të ishte çudi ta shikonim me një tjetër fanellë.

Mediat në Turqi bëjnë me dije se 23-vjeçari ka përfunduar në listën e dëshirave të Fenerbahce. Emri i tij besohet se është propozuar nga sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi. Deri më tani, Ismajli ka grumbulluar 15 prezenca në elitën e futbollit kroat, ku ka dhuruar edhe një asist.

Ne fakt ditet e fundit eshte bere fakt i kryer kalimi i Ismajlit ne Seria A per te cilin kane shfaqur interes dy skuadra te saj por nese ne loje hyn seriozisht Fenerbahç, mbrojtesi mund te kaloje ne Turqi sepse edhe perfitimet financiare do te ishin me te medha.

Gjithsesi duhet pritur deri ne janar per te mesuar se ku do te perfundoje lojtari i kombetares shqiptare qe duket se po kalon momente te mira ne karrieren e tij dhe jo me kot po kerkohet nga disa skuadra.
www.shkodrasport.com