Skuadra e Bajernit është në gjysmë të rrugës në merkaton verore dhe ka bërë disa nga “detyrat e shtëpisë”.819985822.0Bavarezët kanë mirëpritur tri afrime me potenciale në Mynih për rreth 130 milionë euro, ndonëse ende nuk është regjistruar asnjë largim. Siç raportohet, anëtari i bordit Maks Eberl thuhet se ka një numër specifike lojtarësh në mendje!

Deri më tani, ata që janë përgjegjës për nënshkrimin me Hiroki Ito, Mishel Olize dhe Zhoao Palhinja dhe gjithashtu kanë kthyer nga huazimi Josip Stansiç. Tani ka katër lojtarë më shumë në skuadrën e Bajernit sesa sezonin e kaluar. Sipas “Sport BILD”, Eberl po planifikon një numër konciz futbollistësh për sezonin e ardhshëm. Aktualisht janë tre portierë dhe 24 lojtarë profesionistë dhe në urdhrat e trajnerit Vinsent Kompani.

Por sipas ideve të Maksit, kjo duhet të ndryshojë përmes “formulës së artë”, në skuadrën e Bajernit duhet të jenë vetëm tre portierë dhe 20 lojtarë, pra 23, pa harruar ata që nuk i janë bashkuar grupit. Ka katër emra në “tepricë”, kjo është arsyeja pse priten spastrime.

Nusair Mazraui është njëri ndër ta, për të vijuar me De Ligt. Më e vështirë do të jetë mes Komanit, Gnabrit dhe Goreckës, ku vetëm njëri do të “mbijetojë” mes tyre. Jetëgjatësia e Serzh, Leon dhe Kingslej e bën akoma më të ethshme për tifozët, pasi ata kanë vite që e djersinin fanellën e klubit më të titullar në Gjermani.

Mançester Junajtid interesohet për Mazraui, ndërsa PSG-ja ka hedhur vështrimin drejt Komanit. Gnabri ende nuk ka një klub të interesuar intesivisht në treg.