Arbnor Mucolli është shpallur lojtari më I mirë në Ligën e Parë të Danimarkës. Sulmuesi 21 vjeçar I Shpresave kuqezi ka shënuar 7 gola, ndërsa ka assistuar edhe 8 herë për shokët e skuadrës.

Lojtari I Velje ka rënë në sytë e organizatorëve, që për herë të parë I kanë dhënë djaloshit trofeun e më të mirit të sezonit.

Me ekipin e tij, Mucolli ka zhvilluar 44 takime, duke qenë titullar I padiskutuar. Me Shpresat e Shqipërisë, sulmuesi që vlerësohet 300 mijë euro ka luajtur 8 ndeshje duke shënuar 1 gol.

Veç sulmuesit, në ekipin danez luajnë edhe dy shqiptarë të tjerë, mbrojtësi Arlind Ajeti dhe mesfushori Ylber Ramadani./newsport/