Jose Mourinho, pa asnjë diskutim, është një ndër trajnerët më të mirë në botë në dy dekadat e fundit, por çdo ditë e më shumë, ky status po vihet në diskutim.
Sot, Tottenham i tij u eliminua nga Champions League, është eliminuar dhe nga FA Cup, është i teti në Premier League dhe trofeu, do të mungojë edhe këtë sezon.
Në 6 ndeshjet e fundit, Tottenham ka humbur 5 dhe ka barazuar 1: Ecuri për tu harruar sa më shpejt. Nuk kishte ndodhur kurrë në karrierën e “Special One” që të kishte një ecuri kaq negative. Mbrëmje për tu harruar!/abcnews
Mourinho ka premtuar se do të sjellë të paktën një trofe te klubi londinez, por ajo ditë, duket e largët. Për më tepër, Mourinho ka dhe ecurinë më negative në karrierën e tij me “Gjelat”.