Ardit Hoxhaj me 11 gola dhe Haris Dilaver me 9. Dyshja e sulmit të Vllaznisë, pas 29 javësh kampionat ka pas një ecuri për t’u admiruar.

Vlonjati i bëri një start fantastik sezonit, duke qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit deri në fillimin e fazës së tretë. Më pas pati një moment “jo”, por u rikthye sërish i rëndësishëm për kuqeblutë.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Dilaverin, i cili për një periudhë të gjatë nuk shënonte, por në fazën e katërt e ka marrë sërish veten.

Me keto dy lojtare por edhe te tjere te repartit ofensiv si Da Silva, Imeri e ndonje tjeter, Vllaznia shpreson shume te vazhdoje e te marre fitoret e duhura ne keto ndeshje te fundit te sezonit.