Partizani i këtij viti nuk ngjan aspak me atë të 24-ës, aq më pak me të tjerët më parë. Në janar skuadra pësoi një goditje të rëndë me largimet e titullarëve fiks, më pas erdhën lojtarë që nuk po përshtaten ende, për të mbërritur te shkarkimi i trajnerit dhe rikthimi i Abilaliajt.

Partizani është në vështirësi në këtë fillimvit dhe këtë e tregojnë shifrat. Nëse do t’i bënim një renditje 9 ndeshjeve të luajtura në 2025-ën, Partizani ka grumbulluar vetëm 7 pikë dhe do të renditej i 9-ti.

Vetëm Teuta ka bërë më keq se të kuqtë në këtë pjesë të dytë të sezonit.

Skuadra rekordmene është Egnatia, që ka grumbulluar plot 22 pikë, shifër fantastike, që e ka katapultuar në krye të renditjes me një distancë sigurie, që i jep mundësinë Tetovës të bëjë edhe “eksperimente” përpara “Final 4”.