Paraditen e djeshme ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte zhvilluar ndeshja e vlefshme e kampionatit kombetar te futbollit te femrave U-16, ne mes ekipeve te Vllaznise dhe Murlanit.
Takimi i konsideruar si derbi ne mes dy ekipeve shkodrane, ka patur pergjithesisht rivalitet, edhe pse ne fund kane qene vajzat kuqeblu, qe kane fituar me rezultatin 3-1.
Ne pjesen e pare, fillimisht ka shenuar Murlani, qe ne minuten e 3-te me Rraboshten, nderkohe ka barazuar Kodra, ne minuten e 23-te. Nderkohe, kater minuta me vone do te vinte edhe goli i dyte per Vllaznine e femrave U-16, qe ka patur per autore Ndocin.
Me kete gol do te mbyllej pjesa e pare, 2-1 ne favor te Vllaznise se femrave U-16. Nderkohe, ne fillimin e se dytes, qe ne minuten e 46-te, golin e trete do ta shenonte Hasaj, teksa shenoi golin e fundit te ndeshjes.
Keshtu, Vllaznia e femrave U-16 merr fitoren e saj te rradhes ne kampionat, e gjashta ne 7 ndeshje te luajtura, duke udhehequr tabelen e renditjes dhe padyshim qe po shkon drejt titullit te pare kampion me grupmoshen U-16.
Maringlen ZHIVANI
Vllaznia Femra U-16-Murlani 3-1
Golat: Kodra 23’, Ndoci 27’, Hasaj 46’ / Rraboshta