Interi pësoi një tronditje të thellë mbrëmjen e sotme, e cila erdhi menjëherë pas suksesit në Champions ndaj Bajernit të Mynihut. Zikaltrit e Inzagit u mposhtën nga Bolonja me rezultatin 1-0, duke kompromentuar ndjeshëm pozitat në kampionat.
Kur kanë ngelur edhe 5 javë nga fundi i Serisë A, Interi dhe Napoli ndajnë kuotë të njëjtë pikësh nga 71 secila.
Vlen të theksohet fakti se në qoftë se këto dy ekipe në fund e mbyllin me pikë të barabarta. Atëherë do të zhvillohet një ndeshje finale mes Interit dhe Napolit, ku do të përcaktohet edhe skuadra kampione.