Ky sezon i Kategorisë Superiore është krejt ndryshe nga të mëparshmit. Nëse konkurrenca është njësoj si më parë, sot ka ndryshuar shumë në aspektin e menaxhimit. Në këtë situatë pandemie globale gjithçka është e paparashikueshme.

Javë pas jave kemi parë që skuadrat kanë patur firo në përbërje, me lojtarë dhe trajnerë të cilët janë ndaluar për shkak infektimi me Covid-19. Ndalesa që bëhet për shkak të infektimit sjell pasoja të tjera, pasi lojtarët ndalin stërvitjen dhe koha e karantinës kërkon më pas ditë ekstra për rigjetjen e formës.

Për ta bërë akoma më të vështirë është edhe kalendari i ngjeshur, ku tashmë po luhet çdo 3 ditë, duke bërë të vështirë rikuperimin e energjive dhe ruajtjen e formës optimale. Në këtë situatë merr një rëndësi të veçantë stoli, ku përveç cilësisë duhet edhe sasi, në mënyrë që t’u jepet mundësia e rikuperimit të lojtarëve që kanë më shumë minuta në këmbët e tyre.

Në një sezon me problematika të tilla kupton që larg do të shkojë ai ekip që pëson më pak dëmtime si dhe ka më pak firo për arsyet e lartpërmendura në këtë periudhë pandemie. Një skuadër e plotë do ta ketë më të lehtë të menaxhojë dëmtimet dhe ngjeshjen e kalendarit.

Sivjet do te luhet deri me 30 dhjetor dhe ndeshja e fundit e ketij viti do te jete ajo qe kuqeblute do te luajne ne kryeqytet ndaj Tiranes.

Para kesaj ndeshje, Vllaznia do te luaje me Partizanin, Laçin, Apolonine dhe Skenderbeun dhe kuptohet qe “qershia mbi torte” do te jete padyshim sfida me bardheblute dhe tifozet shkodrane e presin nje dhurate nga te besuarit e tyre.

KALENDARI

13 dhjetor VLLAZNIA- PARTIZANI

19 dhjetor LAÇI- VLLAZNIA

23 dhjetor APOLONIA- VLLAZNIA

27 dhjetor VLLAZNIA- SKENDERBEU

30 dhjetor TIRANA- VLLAZNIA