Kategoria Superiore ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj. Deri më tani janë luajtur 30 javë kampionat ndërsa kanë ngelur edhe 6 javët e fundit për të përcaktuar verdiktet për këtë edicion.
Flamurtari dhe Luftëtari kanë prerë biletën për në Kategorinë e Parë, ndërsa Vllaznia aktualisht ndodhet në vendin e 8-të që të dërgon në ndeshjen e “Play Off”.
Vendi parë mbahet nga Tirana me 62 pikë, 9 pikë më shumë se vendi I dytë që mbahet nga Kukësi. Tashmë janë zbuluar edhe datat zyrtare për 6 javët e mbetura të kampionatit dhe sfida e fundit do të luhet më 29 korrik./newsport/
Java e 31-të 28 Qershor
Java e 32-të 4 korrik
Java e 33-të 12 korrik
Java e 34-të 18 korrik
Java e 35-të 25 korrik
Java e 36-të 29 korrik