Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Napolit, në duelin e vlefshëm për javnë e 29-të të Serisë A.
Kur kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i kampionatit, zikaltërve të Inzagit iu nevojiten edhe 13 pikë në total, për të siguruar matematikisht titullin kampion.
Momentalisht interistët janë 14 pikë larg Milanit të vendit të dytë. Vetëm një mrekulli e kuqezinjve, mund të vinte në rrezik suksesin e Interit këtë sezon.
Ne mediat italiane mbreme ka patur kritika ne lidhje me barazimin ndaj Napolit, e kjo e ka irrituar trajnerin Inzaghi i cili duket shume i kenaqur me ecurine e ekipit te tij qe po ecen i sigurte drejt titullit kampion.