Tirana do të luajë me më të mirët në fushën e lojës. Kristal Abazaj do të jetë titullar në sfidën me Vllazninë. Ai u stërvit normalisht me grupin, ndërsa po mbahet nën kontroll. Në fakt prej javësh sulmuesi vuan një dëmtim në gju dhe prej kohësh po kurohet nga fizioterapisti Arzen Voci.

Për lojtarin po bëhet e pamundura që ai të jetë në fushën e lojës në këtë sfidë. Në këto kushte edhe Shehi ka disa mendime dhe për këtë qëllim ka menduar planin A dhe B. Kjo është dilema e madhe e Orges Shehit pak orë para sfidës me shkodranët.

Po kështu, në fushë mund të ketë një balotazh DeliuHila. Nga ana tjetër dje Shehi është marrë 20 minuta me lojën në ajër si në sulm dhe në mbrojtje, kjo për të mos u përsëritur takimi i tretë ku Balaj mori një penallti pas një krosi nga e majta.

FORMACIONI – Me një llogari të thjeshtë, Bekaj është në portë. Në mbrojtje Toshevski, Najdovski, Behiratçe dhe Përgjoni. Në mesfushë, Lushkja, Hila ose Deliu dhe Aleksi. Në sulm Hasani, Abazaj dhe Haxhiu.

Ky është opsioni i parë i Shehit. Opsioni i dytë është pa Abazajn në fushën e lojës. Në këtë rast do të ishte ndryshe dhe në fushë do të ishte Nikqi. Një mundësi është aktivizimi edhe i Deliut, por në këtë rast duhet të kalohet te skema 3-5-2.