Shpeshherë problemi i vonesës së pagesave tek Vllaznia ka marrë vëmendjen e duhur edhe në media. Por në futbollin shqiptar ka edhe shumë më keq se tek skuadra shkodrane.

Dhe një shembull konkret është ai që vjen nga Skënderbeu. Një nga titullarët e padiskutueshëm të tij në sezonin e fundit, mesfushori Sabien Lilaj, ka një vit pa u paguar!!!

Lilaj ishte një lider te Skënderbeu, teksa përjashtimi nga Europa i Skënderbeut ka shtyrë edhe këtë largim për një aventurë të re, në Azerbajxhan.

Por, sikur të ishte vetëm çështja UEFA do të kishte qenë mirë, sepse sipas asaj që ka mësuar ekskluzivisht “Sport Ekspres”, burime në FSHF dhe pranë futbollistit, ka një mundje dore të fortë që vijon në distancë mes mesfushorit 29-vjeçar dhe presidentit Ardjan Takaj, që nuk janë ndarë aspak mirë…

Lilaj pretendon se ka plot 1 vit pa u paguar te Skënderbeu, pra sezonin e fundit të tij bardhekuq, për një shpërblim të barabartë me 126 mijë euro, ndërsa klubi korçar, në anën tjetër, shprehet se zotëron dokumentet e duhura dhe borderotë se duhet t’i shlyejë Lilajt 97 mijë euro…

Çështja nuk ka mbaruar me kaq dhe lojtari i është drejtuar Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve (DHZK), duke i shkuar në fund kësaj çështje.