Me sa duket, Kristian Panuçi nuk është i vetmi që mendon se shiriti i kapitenit nuk duhet t’i përkasë një futbollisti, por të kalojë nga një lojtar, te tjetri.
Të njëjtin shembull po ndjek edhe Brazili, i cili nuk ka më një kapiten të mirëfilltë, por shumë lojtarë që kalojnë mes tyre shiritin.
Trajneri i përfaqësueses shqiptare zgjedh zakonisht që shiritin t’ia japë lojtarit që ka më shumë ndeshje mes atyre që zbresin në fushën e lojës, ndërsa te Brazili, Tite ka vendosur që të ketë një rotacion ku është ai që i dorëzon lojtarit rolin simbolik të liderit të ekipit.
Në ndeshjen e parë të Botërorit, shiriti ishte në krahun e Marcelos, kapiten për duelin ndaj Zvicrës.
Ndërsa kundër Kosta Rikës, trajneri ka vendosur që të kalojë shiritin te Tiago Silva, i cili e ka mbajtur atë vazhdimisht gjatë viteve të fundit dhe është lojtari me më shumë ndeshje në përfaqësuese pas Nejmar, por tashmë thjesht pret radhën në rotacionin e zgjedhur nga trajneri. /vipsport/