Trajneret shkodrane te ekipeve te Superliges Edi Martini dhe Armando Cungu do kene me shume elemente ne dispozicion te tyre per sezonin e ri. Dita e sotme ndoshta ka qene me fat per ta. Nese Martini ka marre Dejvi Bregun, Cungu nga sot ka ne dispozicion nje tjeter lojtar.
Behet fjale per Emiljanen Musta i cili nuk ka vonuar shumë për të gjetur skuadrën e re, pas largimit nga Kukësi. Mesfushori elbasanas do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Laçit.
Këtë e ka konfirmuar vetë Musta për “Panorama Sport”, teksa menjëherë ka nisur stërvitjen me skuadrën e re dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu.
Palët kanë qenë në bisedime orët e fundit dhe është arritur marrëveshja që lojtari të vishet bardhezi, teksa në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi.
Laçi bën kështu një përforcim të rëndësishëm në merkato, i cili mund t’i ndihmojë shumë gjatë kampionatit.