Kombëtaret e mëdha evropiane kanë filluar edhe ata të ndërtojnë një sistem skautizmi për futbollistë të cilët kanë origjinën nga ky vend,duke synuar që të afrrojnë sa më shumë talente, edhe pse bëhet fjalë për futbollistë që publiku vendas i njeh pak ose aspak.

Tifozët e Shqipërisë janë mësuar me afrimin e vazhdueshëm të emrave të rinj me origjinë shqiptare të panjohur për ta pasi janë rritur jashtë.

Por bën përshtypje se këtë taktikë tashmë po e përdor edhe një përfaqësuese e njohur si ajo Italiane, e cila ka një numër të madh lojtarësh nga të cilët mund të peshkojë në kampionatin vendas. Sipas ESPN, do të jetë Daniele De Rosi i cili do të ketë për detyrë që të gjurmojë talentet me origjinë italiane në kampionatin argjentinas.

Tre emrat e parë që ai ka piketuar janë Nikolas Kapaldo, Pedro de La Vega dhe Tomas Madaloni. Futbollistët kanë qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Argjentinës dhe po paraqiten shumë mirë në radhët e klubeve të tyre, duke shtyrë Italinë që të ,mendojë t’i afrojë në radhët e përfaqësueses A, për t’i bindur që të veshin fanellën e saj në të ardhmen. /vipsport/