Opinion nga Ilir KADIA*
Sapo transmetuam Shqipëri-Qipro, basketboll për 16 vjeçarët. 31-68 na mundën qipriotët e rinj. Të dy palët kanë lindur në vitin 2000. Janë fringo të mijëvjeçarit të tretë. Çfarë kanë më shumë se ne këta qipriotët që na zhdëpin në çdo mijëvjeçar.
Unë s’ kam qënë në Qipro dhe s’ di të them çfarë, por di me siguri çfarë nuk duhet të kenë. Përshëmbull nuk duhet të kenë vetëm një Paĺlat Sporti që është nisur për hanger aeroplanësh fill pas luftës së fundit të mijëvjeçarit që shkoi dhe përfundoi Pallati i vetëm i sportit i Kryqytetit të Shqipërisë ku spektatorët parkojnë biçikletat në parketin e fushës dhe ku Fiba nuk lejon më ndeshje se në dimër të bëhen qyrret stalagtite dhe në verë djersa e spektatorit helmon lojtarët. S’ duhet të ketë Qipro kaq pak fusha sporti lagjeve të Nicosias si ne në Tiranë ku betoni i vrau edhe ato pak fusha që ngriti kohë e shkuar. S’ duhet të ketë në Qipro kaq burokratë zyrash që për të organizuar një ndeshje mes maturantësh në basketboll kërkojnë miratimin e qeverisë që e jep në fund të mandatit. S’ duhet të ketë në Qipro kaq shumë cingunllëk për veshjen dhe trajtimin e sportistit të ri që gjithmonë vishen nga prindërit e tyre të pasur a të varfër qofshin. Nuk duhet të ketë në Qipro kaq pak propagandë ku të mburret e veçohet si krenari e qytetit i riu me top në dorë. Ai të quhet i forti i vërtetë dhe jo ai me cigare kanabis në buzë dhe thikë në xhep. Çfarë s’ duhet të ketë Qipro?! Ishallah s’ ua jap mijëvjeçarin tjetër përgjigjen.
*Drejtor i TELESPORT